VIDEO: Truizmi në Kosovë po rritet
Truizmi në Kosovë gradualisht po rritet, ofertat turistike dhe kërkesat po shtohen dhe ka një interesim të grupeve turistike nga gjithë bota që po shprehin dëshirën ta vizitojnë Kosovën, tha Baki Hoti kryetar i Shoqatës së Turizmit.
Kjo është si rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ballkanik me tur-operatorë dhe shoqatat e ndryshme nga këto vende, tha Hoti në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” në RTK3.
Hoti tha se synimi i ynë dhe i tur-operatorëve është që Kosova të përfshihet në paketat ballkanike.
“ Si shoqatë ne merremi me promovimin e turizmit të Kosovës dhe me pjesë ligjore me të cilat mundohemi t’i ndihmojmë komunitetit të biznesit dhe kërkesat që ky komunitet i ka, ku mund ta veçoj kërkesën që e kemi bërë për zbritjen e TVSH-së e cila do të jetë shumë e rëndësishme nëse e arrijmë”, tha Hoti.
Kosova ende i ka çmimet më të shtrenjta në rajon sa i përket pjesës së akomodimit, ndërsa të gjitha shtetet ballkanike kanë bëre zbritjen e TVSH-së.
Nëse institucionet dhe qeveria do të reflektojnë që të bëhet kjo zbritje, do të ketë rezultate pozitive.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:























