Raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon fiton edhe një mandat pesëvjeçar
BKT
Lajme

Raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon fiton edhe një mandat pesëvjeçar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ëshë rikonfirmuar edhe njëherë si eurodeputete.

Tanja Fajon ka arritur të marrë një mandat tjetër 5 vjeçar në Parlamentin Europian. Ajo kandidonte në Slloveni për Partinë Social Demokrate. Këta të fundit kanë arritur një rezultat shumë të mirë duke dyfishuar numrin e votave të marra krahasuar me 5 vite më parë.

Fajon ka marrë shumicën e votave nga Social Demokratët, 53.472 vota.

Kosova do të ruajë raportuesin e saj në PE ndërsa kujtojmë se Shqipëria do të ketë një raportues të ri duke qenë se Knut Flenckestein nuk arriti të rizgjidhej si eurodeputet.


MË SHUME NGA Lajme