14:44 / 27.05.2019
LDK diskuton veprimet e nevojshme për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë
Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të LDK-së.
Sipas komunikatës për media nga LDK, në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
“ U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale”, thuhet në komunikatë.
Theksohet se kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.
Bëhet e ditur se në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.























