22:59 / 27.05.2019
Haradinaj: Krenarë që jemi në rreshtin e ushtrive të udhëhequra nga Amerika
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndihet krenar që Kosova është në rreshtin e ushtrive të udhëhequra nga SHBA.
Ai ka përkujtuar të rënët të cilët kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
PUBLIKIMI:
Sot, në Ditën Përkujtimore të të rënëve (Memorial Day), nderojmë dhe kujtojmë të gjithë ato gra dhe burra që kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, të gjithë ata që i shërbejnë paqes kudo në botë.
Jemi krenarë që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga ta. Përjetë mirënjohës për kontributin e tyre të pashembullt në ditët tona më të vështira. Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës!
RH























