Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Ardian Rrustemi, krijues, dizajner i cili do të flas për punimet me litar paracord, bylyzykë të punuar me dorë.
Dogana rrit të hyrat gjatë muajve të parë të 2019-ës, për të folur për këtë temë i ftuar do të jetë Bahri Berisha - drejtor i Doganës së Kosovës.
Lidhje direkte do të ketë nga QKUK lidhur me javën e gjëndrës tiroide ku do të flas Venera Berisha, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























