07:29 / 28.05.2019
Aksion i Policisë së Kosovës në veri, 5 të arrestuar
Njësitë e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe.
Sipas raportimit të KosovaPress-it, janë arrestuar të paktën pesë persona me dyshimin për krim të organizuar.
Operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës.
Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë të tubuar.
Alarmi po dëgjohej edhe një orë më pas./KP























