Haradinaj: Aksioni në veri vetëm për zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër
BKT
Lajme

Haradinaj: Aksioni në veri vetëm për zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksionit policor që po zhvillohet në veriun e vendit, duke shtuar se i njëjti është i shtrirë në të gjithë Kosovën.

Haradinaj tha se ky aksion është i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

“Si kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin”, tha Haradinaj.

Sipas tij, disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!


MË SHUME NGA Lajme