VIDEO - Kelani: Gjatë operacionit në Veri është plagosur një polic
Njësitë e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe.
Baki Kelani në një prononcim për RTK-në ka treguar se në aksionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00, një zyrtarë policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, poashtu ka zyrtarë policor të arrestuar si dhe disa qytetarë.
''Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, operacion ky i cili është në bashkpunim me Inspektoriatin policor të Kosovës dhe me asistimin e njësiteve tjera policore me zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës. Këtij operacioni policor i ka parapri hetim disa mujor të Inpektoriatit policor të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, operacioni ndërlidhet me dyshimet e përfshirjes të disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve në krim të organizuar apo pjesmarrje në grupe kriminale. Poashtu përfshihet në llojeve të veprave penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhënje ryshfeti. Për këtë arsye Policia e Kosovës është e angazhuar të realizoj detyrat dhe përgjegjësitë, pamarrë parasysh se kush mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme penale'' tha Kelani për RTK-në.
Kelani tha se gjatë aksionit të sotëm policor kanë hasur në rezistencë me ç'rast një zyrtar policor është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë.
''Operacioni policor gjatë realizimit në Veri të Mitrovicës ka hasur në rezistencë të plotë nga disa persona, por Policia ka vazhduar me aksionin e saj dhe si pasojë e kësaj rezistece një zyrtar policor është plagosur mirëpo është jashtë rrezikut për jetë, ka zyrtarë policor të cilët janë arrestuar, ka qytetarë të arrestuar dhe ajo që është me rendësi është se operacioni policor është duke u realizuar nën veri të Mitrovicës, në jug, në Drenas, Vushtrri dhe lokacione të tjera'' tha Kelani.























