Vetitë mrekullibërëse të dredhëzës së malit
BKT
Lifestyle

Vetitë mrekullibërëse të dredhëzës së malit

Dredhëza e malit rritet në zona të egra, të parregulluara dhe sjellë shumë përfitime shëndetësore.

Ajo dallohet nga dredhëzat tjera pasi ka një shije dhe erë më të fortë.

Vetitë e saj mjekësore janë të shumta dhe ato ndikojnë kryesisht në ruajtjen e shëndetit të zemrës, forcimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shikimit dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Në mjekësinë popullore ekziston edhe një çaj mjekësor nga gjethet e dredhëzës së malit që zgjidh problemet me çrregullimet e tretjes, ekzemën, inflamacionin e fytit, gripin, të ftohtit dhe eshtrat.