KFOR-i: Aksioni i Policisë po zhvillohet me urdhër të Gjykatës në Prishtinë
BKT
Lajme

KFOR-i: Aksioni i Policisë po zhvillohet me urdhër të Gjykatës në Prishtinë

KFOR-i është duke e përcjellë situatën por nuk përzihet në aksionin e Policisë në veri. Kështu ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, për mediat serbe .

Sipas tij aksioni i Policisë po zhvillohet me urdhër të Gjykatës së Prishtinës në vazhdën e luftës kundër krimit.

“Operacioni i Policisë po bëhet me urdhër të Gjykatës në tërë Kosovën, jo vetëm në veri dhe nuk është  kundër serbëve, vetëm kundër personave të dyshuar për krim dhe korrupsion”, ka thënë Grasso.

“Ne tani për tani përcjellim situatën, jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë”, tha Grasso.

Sipas tij ky aksion është sikurse ato që kanë ndodhur më herët dhe KFOR-i vetëm e përcjell situatën.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e zyrtarëve serbë se KFOR-I duhet të bëjë diçka në lidhje me aksionin e Policisë.

“E kemi thënë edhe më herët, ne nuk përzihemi në aksionet e Policisë, derisa nuk na kërkohet të intervenojmë”, ka thënë Grasso.


MË SHUME NGA Lajme