Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Vala Pupovci, dietologe e cila do të flas për ushqimet e shëndetshme.

KAEF hap konkursin për bursa, për të diskutuar lidhur me këtë çështje të ftuar do të jenë Gjeni Shporta, KAEF si dhe Ilir Rugova, ish-bursist.

Lidhje direkte do të ketë para Teatrit Kombëtar ku prej atje do të flas Afrim Muçaj, aktor i cili do të flas lidhur me filmin 'The Van' që mori pjesë në festivalin e Kanës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme