SHBA e përkushtuar në avancimin e interesave bilaterale dhe rajon
BKT
Lajme

SHBA e përkushtuar në avancimin e interesave bilaterale dhe rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takSusan Falatko, Zëvendësdrejtoreshën për Europë dhe Euroazi të Departamentit amerikan të shtetit.

Në këtë takim, kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me zëvendësdrejtoreshën Susan Falatko, biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dyja vendeve, fuqizimin ekonomik të vendit, rendin dhe ligjin dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.

“Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm në fushat jetike për vendin dhe që është e gatshme për marrëdhënie të mira bilaterale me vendet fqinje, duke respektuar vetveten dhe të drejtën tonë”, tha kryeministri Haradinaj duke shpalosur para saj gatishmërinë e vendit për një dialog të mirëfilltë me Serbinë, që qon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që rezulton me njohje reciproke.

Kosova është e përgatitur për këtë etapë të konsolidimit ndërkombëtar të vendit.

Kryeministri Haradinaj ka shpalosur të arriturat e vendit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, fuqizimin ekonomik dhe reformat e përgjithshme në vend.

Nga ana e saj, Drejtoresha e Zyrës per Çështjet e Evropës Jug-Qendrore pranë Departamentit të Shtetit, Susan Falatko theksoi rëndësinë qe Kosova të mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjes së normalizimit me Serbinë. Ajo tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ne avancimin e interesave bilaterale dhe rajonale.

 


MË SHUME NGA Lajme