Bielsa qëndron në ishull, rinovon me Leeds United!
BKT
Sport

Bielsa qëndron në ishull, rinovon me Leeds United!

Marcelo Bielsa do të jetë në krye të Leeds United edhe sezonin e ardhshëm. Edhe pse u përfol për një kalim të mundshëm te Lazio por edhe te disa klube spanjolle, trajneri argjentinas ka vendosur të vazhdojë aventurën në Championship.

Edhe pse nuk arriti të ngjiste Leeds United në Premier League në sezonin e tij të parë në ishull, drejtues e klubit nga Elland Road kanë vendosur të aplikojnë opsionin në kontratën aktuale për rinovimin edhe me një tjetër sezon. Bielsa ka lënë përshtypje të mira në Angli dhe te Leeds United shpresojnë që El Loco ta realizojë me sukses misionin për të rikthyer ekipin në Premier League në sezonin e tij të dytë.