17:21 / 28.05.2019
Xavi Hernandez nis karrierën si trajner
Karrierë e re për Xavi Hernandez. Vetëm pak muaj pasi vari këpucët në gozhdë ish-mesfushori i Barcelonës është zyrtarizuar si trajneri i ri i kampionëve të Katarit Al Sadd, skuadër me të cilën luajti 4 vitet e fundit të karrierës si futbollist.
Stërvitjet e para në krye të Al Sadd, Xavi do t’i zhvillojë pikërisht në Barcelonë teksa skuadra katariote do të zhvillojë fazën përgatitore nga data 14 qershor deri në 29 qershor.























