17:22 / 28.05.2019
Morata: Dua të qëndroj gjatë te Atletico!
Alvaro Morata ka një dëshirë. Sulmuesi spanjoll dëshiron të qëndrojë në Spanjë edhe për shumë vite të tjera duke mbajtur veshur fanellën e Atletico Madrid.
Bomberi i La Rojas e ka nënvizuar shpesh diçka të tillë ndërsa e ka përsëritur edhe në një intervistë të fundit të dhënë për gazetën Marca. Morata aktualisht është në pronësi të Chelsea-t por ai shpreson që Blutë e Londrës dhe Atletico Madrid të gjejnë marrëveshjen përfundimtare që Morata të luajë edhe për disa vite të tjera në La Liga me fanellën e Los Colchoneros. 27-vjeçari në intervistën e tij ka theksuar: “ Kam qenë gjithmonë i qartë dhe dua të qëndroj këtu. As që nuk më shkon nëpër mend të lë këtë klub”, ka nënvizuar Morata.























