Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Evropës
BKT
Sport

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Evropës

Dy pjesëmarrjet paraprake dhe një kalim të raundit paraeliminator i kanë siguruar Prishtinës koeficientin 1.250 në Ligën e Evropës.

Kjo nënkupton se në mesin e 14 skuadrave të grupit paraeliminator e bënë bartës dhe eliminon rrezikun potencial të takohet me ndonjë skuadër të papërshtatshme, sidomos siç është ajo nga Luksemburgu.

Skuadra e Mirel Josës ka gjasa shumë të mëdha ta kalojë raundin e parë pa ndonjë problem, shkruan lajmi.net.

Skuadrat bartëse në raundin paraeliminator:

La Fiorita (San Marino) 3.000
Progres Niedkorn (Luksemburg) 2.750
Cliftonville (Irlandë e Veriut) 2.500
Europa (Gjibraltar) 2.000
NSI Runavik (Ishujt Faroe) 1.750
KI Klaksvik (Ishujt Faroe) 1,250
Prishtina (Kosovë) 1,250

Skuadrat jo bartëse/Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës

Sant Julia (Andorrë) 1,250
Engordany (Andorrë) 1.250
Tre Fiori (San Marino) 1.000
Barry Town United (Uells) 0.825
Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825
St Joseph’s (Gjibraltar) 0.800
Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0,775.