​‘Nuk kam ardhur me asnjë dokument mbi njohjen e Kosovës’
BKT
Lajme

​‘Nuk kam ardhur me asnjë dokument mbi njohjen e Kosovës’

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ka dëgjuar disa herë se ai ka ardhur në parlament me një dokument mbi njohjen e Kosovës.

Ai tha se nuk erdhi me një dokument të tillë, dhe u kërkoi deputetëve të jenë korrekt dhe të mos hedhin diçka që nuk është racionale.

"Kjo frikë nuk duhet të ekzistojë, por kjo nuk do të na shpëtojë neve dhe nuk do të na japë më shumë nga Kosova se ajo që kemi sot," tha Vuçiq duke shtuar se një peshkop i Kishës Serbe e kishte porositur kohë më parë se çfarëdo që të bëjë ai, do të pendohen dhe do të jenë fajtorë të gjithë.


MË SHUME NGA Lajme