Tahiri: Akterët e krimit tentuan t`i ndalojnë organet, por morën përgjigjje
rtklive.com
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se sot sistemi i drejtësisë i ka dhënë një goditje të fuqishme krimit të organizuar në shumë lokacione të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në qytetet në pjesën veriore të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se akterët e krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, korrupsionit dhe shumë veprave tjera penale, që për vite me radhë kanë mbajtur peng qytetarët e komunave në veri të vendit, tentuan t’i ndalojnë organet e zbatimit të ligjit, përmes tentim bllokimit të rrugëve dhe sulmit direkt mbi policët në detyrë, por përgjigja që ata morën ishte shume e qartë.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sot sistemi i drejtësisë i ka dhënë një goditje të fuqishme krimit të organizuar në shumë lokacione të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në qytetet në pjesën veriore të vendit. Akterët e krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, korrupsionit dhe shumë veprave tjera penale, që për vite me radhë kanë mbajtur peng qytetarët e komunave në veri të vendit, tentuan t’i ndalojnë organet e zbatimit të ligjit, përmes tentim bllokimit të rrugëve dhe sulmit direkt mbi policët në detyrë. Por përgjigja që ata morën ishte shume e qartë. Qytetarët e këtyre komunave pa dallim përkatësie etnike, janë fuqimisht të rreshtuar në anën e ligjit dhe nuk do të tolerojnë që jetët e tyre të drejtohen nga grupet kriminale, e as që vendbanimet e tyre të shndërrohen në oaza të krimit të organizuar. Mbi të gjitha, këtë nuk do ta tolerojnë institucionet tona, të cilat sot bënë detyrën e tyre në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe të suksesshme. Barazia para ligjit është kusht. Shteti i së drejtës është qëllimi themelor dhe vlera që po i japim përditshmërisë tonë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk do të amnistohen por do të luftohen deri në fund.























