Mustafa e Qalaj vizitojnë policët e plagosur
rtklive.com
"Si ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", ka thënë ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.
Mustafa bashkë me drejtorin e Pergjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituan policët e plagosur gjatë aksionit të sotëm.
NJOFTIMI:
Ministri i Punëve tê Brendshme, z.Ekrem Mustafa bashkë me drejtorin e Pergjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj vizituan policët e plagosur sot në aksionin e institucioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në disa lokacione të vendit.
Ministri Mustafa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ju uroj shërim të shpejtë dhe shprehu mirënjohjen për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të sotëm.
"Si ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit." - u shpreh Mustafa.























