Grasso nga KFOR-i: Aksioni nuk na zuri në befasi, situata nën kontroll
Vincenzo Grasso nga KFOR-i ka thënë se ky organizëm nuk është befasuar nga aksioni i sotëm.
“Nuk u befasuam, aksioni ishte i paralajmëruar. Nuk ishte diçka e papritur për neve. Lajmi ishte edhe në media”, ka thënë ai në një intervistë për magazinën “55 minuta”.
Sipas tij, aksioni ishte detyrë e Policisë së Kosovës.
“Kjo është çështje e zbatimit të ligjit, kjo nuk është puna jonë. Sa i përket sundimit të ligjit është në duart e tyre, kjo nuk është në mandatin tonë”, ka thënë ai.
“Ka pasur disa bllokada e përplasje të armatosura, por nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen tonë. Situata është duke u qetësuar”.
Ai ka theksuat se në përgjithësi situata në Kosovë është nën kontroll. “Unë shkoj atje shpesh edhe pa armë (në veri v.j.). Ka paqartësi për të ardhmen, por kjo është çështje politike, diçka që ne ushtarakët nuk mund të ndihmojmë”, ka thënë ai.























