Guri: Autostrada "Arbën Xhaferi" një rrugë më shumë drejt Evropës
Zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri, ka thënë se autostrada "Arbën Xhaferi" do të thotë një rrugë më shumë për Kosovën drejt Evropës, fqinjësisë së mirë e vlerave të reja integruese.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se bukurinë autostradës ia shtojnë edhe lapidarët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së.
Postimi i plotë i Gurit:
Perurimi i autostrades "Arbën Xhaferi" sot, i shtoi Kosoves jo vetem nje rruge te rendesishme per nga ana infrastrukturore, por nje rruge me shume drejt Europes, fqinjesise se mire, vlerave te reja integruese.
Pjesemarrja ime si banor i Kaçanikut dhe ngjarjeve te rendesishme te kesaj zone, perçoi tek une ndjenja te dyfishta. Koha shkon
por asesi nuk mund te harrojme ato ngjarje qe kane lene shenjen e tyre te rendesishme , jo vetem per zonen tone, por per te gjithe kombin.
Pikerisht ketu, ne kete vend 20 vite me pare, me 9 Prill 1999 ndodhi u be nje nga luftimet e ashpra midis UÇK-së me ne krye komandant Shpata-Feriz Guri dhe forcave kundershtare serbe. Taktikat dhe armet qe ai zgjodhi te perdorte, rezultuan te favorshme per Ferizin dhe gjithe bashkeluftetaret e tij. Por fatkeqesisht ai sot nuk mundi te jete ketu per te ecur me ne, ne rruget qe me guximin e tij te atekohshem, vendosi per ekzistimin e tyre ndryshe.
Ne e kujtojme ate sot, dhe gjithe deshmoret e kombit, si nje shenje falenderuese perulesie per sakrificen e tyre, e cila mundesoi qe ne sot te ecim ne keto rruge te reja lirie mes popujve te lire te botes. Bukurin autostrades ja shton lapidari i deshmoreve, Feriz,Sadik, Qemajl e Xhevdet Guri.
Qofte kjo nje dite qe shenon nje te ardhme ndryshe!
Urime!
AG























