19:54 / 29.05.2019
Çitaku: Turp e marrëzi sulmi ndaj qytetares mbi pohime të paverifikuara
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sulmit ndaj një qytetare rome në Lipjan, pasi paraprakisht për të ishte thënë se rrëmben fëmijë, por që Policia e Kosovës e kishte liruar, duke thënë se ky person nuk ka ndonjë vepër kriminale.
Reagimi:
Një qytetare e Kosovës, e përkatësisë rome, u sulmua nga disa të rinjë në pikë të ditës. Pretekst ishin disa pohime të paverifikuara të cilat u raportuan në disa mediume të Kosovës. Turp dhe marrëzi.























