VIDEO - Ahmeti: Siguria në punë është në nivel të ulët
BKT
Lajme

VIDEO - Ahmeti: Siguria në punë është në nivel të ulët

Kolegji UBT organizoi debat lidhur me gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, me ç`rast në bazë të statistikave të tyre konkludojnë se siguria në punë është në nivel të ulët.

'Për tetë vite me radhë kolegji UBT organizon këtë konferencë-debat ku në fokus kanë të vëzhgojnë gjendjen nëpër objekte po ashtu të japin kontribut që të përmirësojnë gjendjen e punëtorëve, tha Muhamet Ahmeti, profesor ekspert i sigurisë në punë, në 'Studio e hapur' në RTK3.

''Kolegji UBT rëndësi të veçantë i jep sigurisë në punë, posaqërisht prej departamentit të Inxhinierisë ndërtimore, i cili është tash e tetë vite që funksionon, duke parë gjendjen nëpër objekte, në vëzhgojmë këtë gjendje me studentat tanë të cilët e kanë obligim t'i vizitojnë këto objekte, atëherë kemi ardhë në konkludim se gjendja e sigurisë është është në nivel shumë të ulët dhe kemi tentuar të japim kontributin tonë si institucion që të paktën të përmirësojmë gjendjen e punëtorëve'', tha Ahmeti.

Poashtu, Ahmeti tha se organizohen seminare të ndryshme që t'i njoftojnë punëtorët se cilat janë rrezikshmëritë para se t'i hyjnë një pune si dhe për mjetet mbrojtëse të cilat punëtorët duhet t'i kenë.

''Debatin që ne organizojmë çdo vit, edhe në konferencën tonë që e kemi të UBT-së, mundohemi që me punime të ndryshme të kontribojmë në këtë drejtim, kemi arritur edhe të kemi statistika për të parë se cilët janë faktorët apo pikat më kritike, të cilat janë përgaditja e punëtorëve, qysh janë kapelat e punëtorëve, rrypat dhe jeleku. Ka edhe seminare të ndryshme të cilët i njoftojnë punëtorët se cilat janë rrezikshmëritë para se t'i hyjnë një pune'', tha Ahmeti.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Lajme