10:34 / 30.05.2019
VIDEO - Sociolinguistika e gjuhës shqipe
Sllengu, sipas Rinor Matoshi, autor dhe ligjërues në Universitetin `Kadri Zeka` në Gjilan, në `Aktual` në RTK3 tha se nuk është i përdorshëm vetëm tek gjeneratat e reja por edhe tek ato më të vjetra.
''Çështja e sllengut të Prishtinës duke qenë folës i brezit të sllengut, në këtë rast sllengut të mbrapshtë. Gjithmonë ka qenë tërheqëse, temë intriguese për faktin se si të tjerët nuk na kuptojnë neve, mundohemi të identifikohemi me këtë lloj të folurit si dhe elemente të ndryshme. Sllengu nuk është i shtrirë vetëm tek rinia por edhe tek gjeneratat më të vjetra'', tha Matoshi, i cili është edhe autor i librit 'Sociolinguistika shqipe për sllengun'.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























