12:23 / 30.05.2019
Kuvendi voton në parim projektligjin për RTK-në
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në parim Projektligjin për Transmetuesin Publik të Kosovës.
Për këtë pikë, kanë votuar 61 deputetë, 55 prej tyre për, një kundër dhe pesë kanë abstenuar.
Projektligji për Transmetuesin Publik ka rëndësi jetike për funksionimin normal të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke i dhënë zgjidhje çështjes së financimit të qëndrueshëm.























