Maliqi mirëpret miratimin në parim të Projektligjit për RTK-në
BKT
Lajme

Maliqi mirëpret miratimin në parim të Projektligjit për RTK-në

RTKlive

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot votuan në lexim të parë Projektligjin për Transmetuesit Publik, i cili ka rëndësi jetike për funksionimin normal të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke i dhënë zgjidhje çështjes së financimit të qëndrueshëm.

Kryetarja e bordit të RTK-së Afërdita Maliqi vlerësoi se ky është një hap shumë pozitiv për vendin, duke ditur se Media e Shërbimit Publik (MShP) është pranuar nga BE si pjesë integrale e zhvillimit dhe lirisë së mediave në kapitujt 23/24 dhe në kapitullin 10 të Raporteve të Progresit të Komisionit Evropian në kuadrin e negociatave mbi progresin e vendeve në procesin e anëtarësimit në BE.

“Por, ky ligj rëndësi të veçantë ka për punëtorët ë RTK-së, të cilët punojnë në kushte jo të dinjitetshme. Duke i falënderuar deputetët e Kuvendit që votuan sot, ne zotohemi se do të bashkëpunojmë ngushtë edhe gjatë trajtimit të këtij Projektligji në lexim të dytë”, tha Maliqi.


MË SHUME NGA Lajme