Kastrati: Miratimi i ligjit do t’i hapë rrugë zhvillimit të RTK-së
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati ka vlerësuar se votimi në parim i ligjit për Transmetuesin Publik sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës i hap rrugë miratimit në tërësi të këtij ligji.
“Miratimi i ligjit për RTK-në do t’i hapë gjithashtu rrugë zhvillimit të RTK-së, duke filluar nga financimi adekuat, i cili do t’i ndihmonte proceset nëpër të cilat po kalon Transmetuesi Publik e deri te zgjidhja e çështjes së pronës. Transmetuesi Publik do të vazhdojë t’i mbetet besnik audiencës, duke zhvilluar gazetari të pavarur, të jetë transparent, të jetë inovativ dhe divers në kuadër të misionit të vet. Unë si Drejtor Gjeneral dhe stafi i RTK-së jemi të gatshëm të ndihmojnë në amandamentimin e ligjit për RTK-në në leximin e dytë, duke ofruar edhe asistencë nga ekspertët e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU)”, tha Kastrati.























