Haradinaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi pres të arrihet në nëntor të këtij viti
BKT
Lajme

Haradinaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi pres të arrihet në nëntor të këtij viti

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se tema e kufijve më nuk është në tavolinë.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi pres të arrihet në nëntor të këtij viti, çështja e vizave po ashtu është e kryer dhe nga shtatori e tutje kosovarët do të lëvizin pa viza në BE. Po shkoj në Berlin javën tjetër te kancelarja Merkel me ftesë të saj, për të filluar një fazë aktive e dinamike të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe pres shumë nga Gjermania që ta ndihmojë politikisht e ekonomikisht Kosovën”, tha kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për gazetarin Ridvan Berisha.

Në këtë intervistë, kryeministri Haradinaj flet edhe për tema të tjera si: për autostradën, aksionin e policisë së Kosovës në veri, për  mbajtjen ministrave me aktakuza në qeveri, për kritikat ndaj presidentit Thaçi dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Po ashtu, ai iu kundërpërgjigj edhe opozitës kosovare për nismën që ajo e ka ndërmarrë për rrëzimin e Qeverisë.

Intervista e plotë e kryeministri Ramush Haradinaj do të transmetohet sonte nga ora 20:30 në RTK.


MË SHUME NGA Lajme