Palermo kthehet në Serie B, por me një dënim të rëndë
BKT
Sport

Palermo kthehet në Serie B, por me një dënim të rëndë

Megjithatë, Palermo do të mbetet në ligën e dytë italiane dhe nuk do të dalë në të tretën pasi të jetë paraqitur ankesa.

Federata e Futbollit të Italisë ka ndryshuar vendimin e saj dhe Palermo do të fillojë me minus 20 pikë në sezonin e ri për shkak të keqpërdorimit financiar të ish presidentit Maurizio Zamparini.

Klubi sicilian përfundoi në vendin e tretë këtë sezon dhe mund të luante në fazën ‘’play-off’’ për ngjitjen në Serie A, por hetimi bëri që ata të mos kenë këtë mundësi, transmeton lajmi.net.

Federata italiane e ka udhëhequr këtë proces për shkak të marifeteve të vjetra të presidentit të klubit Zamparini.

Ai ishte i ngarkuar me akuzat e pastrimit të parave duke shitur Palermon në një kompani të sapoformuar për një shumë jashtëzakonisht të madhe.