Hoxhaj i zhgënjyer me mosreagimin e BE-së ndaj deklaratave të Brnabiq
BKT
Lajme

Hoxhaj i zhgënjyer me mosreagimin e BE-së ndaj deklaratave të Brnabiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur zhgënjimin e tij me Bashkimin Evropian, për mos-reagimin ndaj deklaratave raciste të bëra dje nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ndaj popullit të Kosovës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e BE-së në Beograd, tha se shqiptarët e Kosovës “janë të dalë nga mali”. Edhe pse pati shumë reagime nga shumë ndërkombëtarë dhe personalitete rajonale, askush nga Bashkimi Evropian nuk bëri ndonjë reagim.

Hoxhaj tha se është zhgënjyese që BE-ja qëndron dëshmitare e deklaratave të tilla dhe nuk reagon fare. Përmendi edhe faktin që në pakon e zgjerimit të BE-së, Serbia është e renditur në grupin e parë së bashku me Malin e Zi.

 “Në një konferencë shtypi me Ambasadorin e BE-së kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq bën komente raciste kundër Kosovës. Ajo tha se shqiptarët “janë të dalë nga mali. I zhgënjyer me mosreagimin e BE-së kur shteti që e kanë vendosur në grupin e parë në pakon e zgjerimit përdorë gjuhë të tillë ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme