Raporti i Progresit: “Nevojë urgjente miratimi i ligjit të RTK-së”
BKT
Lajme

Raporti i Progresit: “Nevojë urgjente miratimi i ligjit të RTK-së”

Raporti i progresit i Bashkimit Evropian për Kosovën, ka folur edhe Transmetuesin Publik, Radio Televizion e Kosovës.

Në raport shprehet nevoja urgjente për miratimin sa më të shpejt të ligjit të RTK-së pasi që për momentin është duke u rrezikuar ardhëria e transmetuesit publik. Teksti i plotë nga Raporti i Progresit “Transmetuesi Publik në Kosovë, Radio Televizioni i Kosovës, vazhdon te financohet direkt nga buxheti i shtetit, përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo i kërcënon themelet e pavarësisë editoriale, dobëson qëndrueshmërinë afatgjate duke e ekspozuar ndaj ndikimeve politike. Kuvendi i Kosovës ka draftuar ligjin e ri për transmetuesin publik, duke përfshirë edhe financimin e qëndrueshëm për RTK”, thuhet në raportin e progresit për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme