Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për muajin e Ramazanit dhe rëndësinë e agjërimit i ftuar do të jetë Behar Dushi, imam në Vushtrri.

Të premten shënohet Dita kundër duhanit, ku i ftuar për këtë temë do të jetë Ibrahim Tërshnjaku - Inspektorati Sanitar.

Lidhje direkte do të ketë nga Kongresi i parë i oftamologëve ku prej atje do të flas Dr. Mentor Gorani, kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie  të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme