20:31 / 30.05.2019
Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit, Muhamet Liko
Aktori i mirënjohur i humorit, Muhamet Lika, është ndarë sot nga jeta në moshën 65 vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës. Ai ndodhej në Itali për kurim.
Muhamet Lika numëron qindra role ne skenën e humorit me një aktivitet 41 vjeçar.
Lika mban shumë tituj dhe çmime ndërsa se fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”, raporton TCH.
Ndarja nga jeta e Muhamet Likës, baba i dy fëmijëve, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare ndërsa familja humbi njeriun e shtrenjte të saj.























