Rama: Kryeqyteti do t’i mbështesë artistët që ruajnë kujtesën e qytetit
BKT
Kulturë

Rama: Kryeqyteti do t’i mbështesë artistët që ruajnë kujtesën e qytetit

K. K. / RTKlive

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës individuale fotografike “Gjana t’zakonshme”, të fotografit Afrim Hajrullahu, kuruar nga Arta Agani.

Fotografitë sjellin momente nga jeta e përditshme, duke zbuluar bukurinë, emocionet dhe historitë njerëzore që shpesh kalojnë pa u vënë re. Përmes tyre, vizitorët kanë mundësi ta shohin qytetin nga një këndvështrim tjetër.

“Kryeqyteti do të vazhdojë t’i mbështesë artistët që e ruajnë kujtesën e qytetit dhe na ndihmojnë ta shohim atë më thellë”, theksohet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë