Thaçi: Berisha në dijeni të qëndrimit të Arkanit e Legijas në Shqipëri
BKT
Lajme

Thaçi: Berisha në dijeni të qëndrimit të Arkanit e Legijas në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ish-presidenti e ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ishte në dijeni për qëndrimin në Shqipëri të Arkanit dhe të Legijas.

Thaçi ka folur të enjten në televizonin “Dukagjini”

“Ali Uka pretendonte se kishte zbuluar dhe donte të botonte në shtyp të vërtetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Ali Ukaj punonte në “Gazetën shqiptare”. Remzi Hoxha, i cili sipas Aliut, kishte bërë zbulimin e takimeve të fshehta në mes të Sali Ramë Berishës, Sllobodan Millosheviqit dhe Kiro Gligorovit në pranverë të vitit 1995. Aliu fliste hapur, me emra dhe mbiemra, se kush e kishte arrestuar Remziun dhe si ishte kidnapuar e si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut çonte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës . Pretendim i dytë i gazetarit Ali Ukaj ishte qëndrimi i Arkanit në Shqipëri dhe takimet me zyrtarët e lartë të SHISH-it të asaj kohe, të cilët i mbante në Fushë-Krujë e në Shkodër”, ka thënë Thaçi. “Aty Aliu fliste me fakte se Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legijas në Fushë-krujë dhe Shkodër”.  


MË SHUME NGA Lajme