08:32 / 31.05.2019
Vetingu në Kosovë i domosdoshëm
RTKlive
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Social Demokrate (PSD), Shqipe Pantina, tha se duhet të ketë veting në Kosovë.
“Vetingu është një proces bukur i komplikuar. Ne fillimisht duhet të nxisim debatin brenda klasës politike në Kosovë”, tha ajo.
Sipas saj ka modele të ndryshme të vetingut. “Ka disa modele që kanë bërë shtetet e ndryshme, duhet të shikojmë se cili i përshtatet Kosovës”, tha ajo në emisionin n'kuvend në RTK.
Pantina vlerësoi së nëse bëhet vetingu do të ishte një mundësi e mirë për të pasur sistem më të mirë dhe të pastër në Kosovë.























