VIDEO – Roccosalvo: Ka përparim të dukshëm në 5 vitet e fundit në Kosovë
BKT
Lajme

VIDEO – Roccosalvo: Ka përparim të dukshëm në 5 vitet e fundit në Kosovë

Në emisionin “Studio e Hapur” në RTK 3 e ftuar ishte Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën u bisedua për ndikimin e kësaj organizate në vendin tonë.

Ajo ka vlerësuar se gjatë periudhës pesëvjeçare sa është duke vepruar në Kosovë janë bërë përparime të dukshme në kontekstin ekonomik.

“Mendoj se tani ka më shumë mirëqenie ekonomike në Kosovë, ka më shumë njerëz në punë dhe më shumë qendra tregtare. Po ashtu ndjej se edhe qyteti ka ndryshuar dhe tani Prishtina është më e jetueshme. Pastaj kemi më shumë qarkullim të njerëzve dhe më shumë autobusë e makina në autostrada. Shihet se ndikimi që ka pasur autostrada është i jashtëzakonshëm, pasi tani mund të udhëtojmë në shtetet fqinje shumë më lehtë”, tha Roccasalvo, sipas të cilës rritja e punësimit është diku 4.5 për qind.

Ajo tutje ka thënë se UNDP, ashtu sikurse të gjitha organizatat e tjera të Kombeve të Bashkuara, punojnë me mandate të njëjta në të gjitha vendet.

“Ne si organizatë fokusohemi në atë se çfarë kanë nevojë autoritetet qeverisëse dhe shoqëria kosovare. Qeverisja është një nga pikat kyçe ku punon UNDP-ja dhe zhvillimi i qëndrueshëm është një prej qëllimeve tona. Anti-korrupsioni është një fushë në të cilën kemi bërë shumë punë së bashku me Agjencinë e Anti-korrupsionit dhe ministritë që merren me këto çështje”, shtoi përfaqësuesja e UNDP-së.


Ajo ka folur edhe për ndikimin që kjo organizatë ka pasur në vitet e fundit në bujqësi, por edhe në mbrojtjen e ambientit si dhe për fusha tjera.


Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:
 


MË SHUME NGA Lajme