Pijet energjike mund të shkaktojnë dëme shëndetësore të paqëllimshme
Pijet energjike mund të premtojnë një nxitje, por ekspertët janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se koktejet e përbërësve të tyre mund të kenë rreziqe shëndetësore të paqëllimshme.
Një studim i botuar të mërkurën në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës zbuloi se pijet e kafeinuara energjike ndryshuan aktivitetin elektrik të zemrës dhe ngrisin presionin e gjakut.
Shkalla e këtyre ndryshimeve elektrike përgjithësisht konsiderohet e butë, sipas autores së studimit Sachin Shah. Megjithatë, njerëzit që marrin medikamente të caktuara ose kanë një lloj të caktuar të gjendjes së zemrës mund të jenë në rrezik të lartë të një aritmie fatale, ose rrahje zemre të parregullt.
“Ndryshe nga ilaçett, shtesat dhe produktet e konsumit jo domosdoshmërisht testohen për sigurinë”, tha Shah.
Megjithatë, tregu global i pijeve energjetike vazhdon të rritet. Ai ishte me vlerë 39 miliardë dollarë në vitin 2013 dhe parashikohet të arrijë 61 miliardë dollarë deri në vitin 2021.























