LDK: Raporti i progresit paraqet gjendjen reale në Kosovë
BKT
Lajme

LDK: Raporti i progresit paraqet gjendjen reale në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i progresit që iu dorëzua institucioneve të Kosovës nga Komisioni Evropian është i njëjtë me shqetësimet që kjo parti i ka ngritur në vazhdimësi.

Deputeti Armend Zemaj tha se sistemi i drejtësisë mbetët në ndikim të plotë politik.

"Raporti nënvizon progres të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane. Komisioni evropian rekomandon qe Kosova të ndërtojë konsensus që të vazhdojë rrugën drejt integrimit”, tha Zemaj.

 Ai tha se për ta shqetësuese është mos zbatimi i programit të MSA-së.

Deputetja  Vjosa Osmani tha se reformat për agjendën evropiane janë duke shkuar me një hap shumë të ngadalësuar.

"Sa i përket sundimit të ligjit një gjë është e qartë, politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin e prokurorinë", tha ajo.

Sipas Osmanit për shkak të dështimeve në sferën e brendshme, imazhi i Kosovës në botë asnjëherë nuk ka qenë më i keq. Nuk ka asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nuk ka njohje.


MË SHUME NGA Lajme