Zyberaj: MPJ do të ndërmarrë masa të tjera ndaj zyrtarëve të Serbisë
BKT
Lajme

Zyberaj: MPJ do të ndërmarrë masa të tjera ndaj zyrtarëve të Serbisë

RTKlive

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur dje zyrtarin e UNMIK-ut me shtetësi ruse si persona non-grata.

“Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore. Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e tij në “Facebook”.


MË SHUME NGA Lajme