Vetëvendosje: Spitali privat nga hapësirat e QKUK-së duhet të mbyllet
BKT
Lajme

Vetëvendosje: Spitali privat nga hapësirat e QKUK-së duhet të mbyllet

RTKlive

Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti një konferencë për media në lidhje me lejen për ndërtimin e spitalit privat në hapësirat e QKUK-së.

Dr. Jusuf Ulaj, ish-drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se Vetëvendosje është angazhuar prej pesë vitesh kundër ndërtimit dhe funksionalizimit të këtij spitali, pasi një institucion i tillë është i panevojshëm dhe i kundërligjshëm.

Ulaj tha se ka qenë në krye të QKUK kur në qershor të vitit 2009 pa u njoftuar nga askush kanë nisur gropimin në oborrin e këtij institucioni. Ai tha se kishin arritur në atë kohë që të ndalonin punimet.

Ndërsa, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, tha se ministri Ismaili nuk duhet të mbajë konferenca, por spitalin privat ta mbyllë dhe ta largojë nga hapësirat e QKUK-së dhe të bëjë kallëzime penale për të gjithë të përfshirët.

Kreu i Qendrës së VV-së në Prishtinë, përpos ministrit Ismaili, ka ftuar edhe kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të veprojë konform interesave publike, ndryshe mosveprimi, sipas tij, është lëndë për prokurorinë


MË SHUME NGA Lajme