SHBA përshëndet aksionin në veri: U bë për ta luftuar korrupsionin
RTKlive
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovë, si rezultat i të cilit mbeten të arrestuar dhjetëra zyrtarë të etnive të ndryshme, të cilët dyshohen për kontrabandë dhe vepra të tjera të ngjashme.
Këto deklarata i ka bërë zyrtari i Misionit të SHBA-së në OSBE, Lande D.Bahl, duke thënë se një aksion i tillë i cili nuk kishte cak vetëm veriun e Kosovës, është një përpjekje e Kosovë për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit.
“Shtetet e Bashkuara i përshëndesin përpjekjet për zbatimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës, për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veprimi i Policisë së Kosovës më 28 maj ishte një përpjekje për të bërë pikërisht një gjë të tillë. Autoritetet arrestuan individë të ndryshëm për përfshirje në kontrabandë dhe për krim të organizuar”, thuhet në reagim.
Në këtë reagim potencohet fakti, se një aksion i Policisë së Kosovës, nuk ishte i organizuar vetëm për pjesën veriore, por në të gjithë Kosovën.
Ndërkohë sa i përket ndalimit të zyrtarit rus, Mikhail Krasnoshchenkov, në reagim thuhet që janë në dijeni për ndalimin e tij, duke potencuar se autoritetet kosovare janë në hetim e sipër të rastit.
Në këtë link mund të lexoni reagimin në gjuhën angleze:
https://osce.usmission.gov/continuing-efforts-by-kosovo-police-to-combat-corruption/























