​Këto janë kushtet që i ka vendosur Maldini për të qëndruar te Milani
BKT
Sport

​Këto janë kushtet që i ka vendosur Maldini për të qëndruar te Milani

Legjenda e klubit kuqezi ka kërkuar t’i plotësohen disa kushte para se të vendosë për të qëndruar apo jo.

Pas largimit të Leonardos dhe Gennaro Gattusos edhe Paolo Maldini është në mëdyshje nëse do të vazhdojë me Milanin.

Ish-kapiteni i Rossonerëve, i ka kërkuar kohë drejtorit gjeneral Ivan Gazidis për t’u menduar, por njëkohësit i ka vënë atij disa kushte që duhet t’i plotësohen për të vazhduar të jetë pjesë e klubit.

Sipas Gazzeta Dello Sport, Maldini mësohet se ka kërkuar një buxhet specifik për të blerje të lojtarëve. Përveç kësaj ish-kapiteni do të ketë dorë të lirë në zgjedhjen e stafit teknik për të punuar se bashku me ta në fushën teknike. Maldini dëshiron gjithashtu një autonomi shumë të gjerë vendimmarrëse.

Eliot dhe Gazidis janë duke vlerësuar kushtet e ish-kapitenit, ndërkohë që shqetësim serioz mbetet buxheti, i cili pritet të jetë i kufizuar për arsye të bilancit.