Milito komenton emërimin e Contes në krye të stolit të Interit
BKT
Sport

Milito komenton emërimin e Contes në krye të stolit të Interit

Ish sulmuesi i Inter, Diego Milito, ka dhënë mendimet e tij lidhur me emërimin e Antonio Contes në pozitën e trajnerit të skuadrës ‘Zi kaltër’.

Milito i cili 10 vite më parë fitonte Ligën e Kampionëve me Inter, pikërisht në qytetin e Madridit ku finalja luhet edhe këtë edicion, është shprehur pozitiv lidhur me ardhjen e trajnerit italian.

“Shpresoj se Conte do të ketë një sezon të mirë, ai është trajner i shkëlqyer dhe nuk ka nevojë të përmendet” ka thënë Milito, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se ai do të sjell mentalitetin e tij dhe do të bëjë një sezon të madh me Inter.”

“Krahasimi me Mourinho? Është e vështirë, sepse unë mund të flas vetëm lidhur me Mourinhon. Ai ka shkruar një faqe historie me Inter” ka thënë ndër të tjerash ish sulmuesi argjentinas.

Antonio Conte është zyrtarizuar sot në postin e trajnerit të Inter, duke zëvendësuar të larguarin Luciano Spalletti.