Finlanda përkrah Kosovës në procesin e integrimit në BE
BKT
Lajme

Finlanda përkrah Kosovës në procesin e integrimit në BE

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Sipas njoiftimit, Mustafa e njoftoi ambasadoren Stjernvall në lidhje me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike. 

Poashtu, Mustafa e falënderoi shtetin e Finlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Finlandën.

"Ambasadorja Stjernvall falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset e Kosovës. Njëkohësisht, rikonfirmoi zotimin e shtetit të Finlandës për përkrahjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian", thuhet në njoftimin e LDK-së.

Të pranishëm në takim ishin, ish-zëvendësministri Bajram Gecaj dhe zëdhënësi Besian Mustafa.

 


MË SHUME NGA Lajme