17:29 / 31.05.2019
Personi që e sulmoi qytetaren rome në Ferizaj në kërkim nga Policia
Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për sulmin ndaj qytetares rome sot në Ferizaj.
Këtë e ka konfirmuar për RTK-në nga Policia e Kosovës Majori Mehmet Alihajdini.
“Kemi identifikuar një person. Ai është në arrati. Jemi në kërkim të tij. Është shtatëmbëdhjetë vjeçar”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se me viktimën janë duke u marrë institucionet e Kosovës.
I njëjti person ishte sulmuar ditë më parë edhe në Lipjan.























