Lajm fantastik për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë
Stanislav Kostov s’do të luajë kundër Kosovës me 10 qershor.
Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Bullgarinë me 10 qershor, tri ditë pas sfidës me Malin e Zi (7 qershor).
Sipas mediave bullgare, sulmuesi në top formë i Levskit, Stanislav Kostov, që e përfundoi sezonin në Bullgari si golashënuesi më i mirë me 23 finalizime, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për “Euro 2020” kundër Çekisë (7 qershor) dhe Kosovës (10 qershor) për shkak të një lëndimi.
Në dy ndeshjet e radhës Kosova do të jetë gjithashtu me mungesa. Nuk janë të gatshëm tre super lojtarë në mesfushë; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala – që të tre për shkak të lëndimeve, transmeton Express.
Kosova gjendet në Grupin A në kualifikimet për Euro 2020 me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë dhe deri më tani ka grumbulluar një pikë, pas një ndeshje të zhvilluar.























