Aliu: Takimi me Mustafën do ta demaskojë dyfytyrësinë e PSD-së
BKT
Lajme

Aliu: Takimi me Mustafën do ta demaskojë dyfytyrësinë e PSD-së

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, mendon se e mira e takimit të liderit të LDK-së, Isa Mustafës, me Shpend Ahmetin, kryetar i PSD-së, është se do ta demaskojë edhe një herë dyfytyrësinë e atyre që dolën nga Vetëvendosje.

Aliu ka thënë se PSD përmes takimit me Isa Mustafën i bëjnë presion Kadri Veselit që të kalojë ligjin për financimin e partive, që mundëson shndërrimin e parlamentit në pazar.

Shkrimi i plotë i Aliut:

E mira e takimit të Isa Mustafës me Shpend Ahmetin është se do ta demaskojë edhe një herë dyfytyrësinë e atyre që dolën nga Lëvizja.

Këta, përmes takimit me Isa Mustafën i bëjnë presion Kadri Veselit që të kalojë ligjin për financimin e partive, që mundëson shndërrimin e parlamentit në pazar.

E pastaj, kur t’ua japë Kadri Veseli mbështetjen, këta do i thonë Isa Mustafës se nuk i japin dot votat për mocion, sepse po i jep Lista Serbe.

Strategji tanimë e lexueshme e njejtë si kjo e spektakleve të qeverisë që synon të mbulojë skandalet e hajnive.


MË SHUME NGA Lajme