20:42 / 31.05.2019
Thaçi takon të parin e Tuzit, e uron për fitoren në zgjedhje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kretarin e Tuzit, Nikë Gjeloshaj.
Thaçi ka treguar se Gjeloshajn e ka uruar për fitoren në zgjedhje.
Njoftimi i plotë:
Në Tuz, rrugës për në Budvë, e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët. HTH























