13:22 / 01.06.2019
Pochettino mund të bëhet trajneri i tretë argjentinas që fiton Championsin
Sonte zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Ndeshje kjo e cila luhet në Madrid me fillim nga ora 21:00.
Mauricio Pochettino mund të bëhet trajneri i tretë argjentinas që ka fituar Ligën e Kampionëve.
Para tij një gjë të tillë e kanë arritur Luis Carniglia (dy herë me Real Madridin) dhe Helenio Herrera (dy herë me Interin).























